Korça "rrëzon" Fierin nga froni i grurit/ Rreth 1 në 4 kg vjen nga qarku juglindor. Prodhimi zbret në nivelin më të ulët

Prodhimi bujqësor në Shqipëri arriti në 9.7 milionë tonë gjatë vitit 2025, ndërsa drithërat vijojnë të mbeten një nga grupet më të rëndësishme të kulturave të arave. Sipas të dhënave zyrtare, prodhimi i drithërave arriti në 623 mijë tonë, me Fierin që kryeson në rang kombëtar me 144 mijë tonë, i ndjekur nga Elbasani dhe Korça.
Megjithatë, brenda grupit të drithërave ka ndodhur një zhvillim i rëndësishëm. Korça ka marrë vendin e parë në prodhimin e grurit, duke lënë pas Fierin, i cili për vite me radhë ka qenë qarku dominues për këtë kulturë.
Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se Korça prodhoi 36.6 mijë tonë grurë, ndërsa Fieri 34.8 mijë tonë. Diferenca është relativisht e vogël, por ka mjaftuar që qarku juglindor të ngjitet në krye të renditjes kombëtare për kulturën që mbetet baza e prodhimit të bukës.
Ndryshimi vjen pas një rënieje të fortë të prodhimit të grurit në Fier gjatë viteve të fundit. Në vitin 2023, Fieri prodhonte 67.6 mijë tonë grurë, ose afro 21 mijë tonë më shumë se Korça. Brenda vetëm dy vitesh, prodhimi në Fier është përgjysmuar, duke rënë me rreth 48%, ndërsa Korça ka pësuar një tkurrje më të moderuar.
Në vendin e tretë për prodhimin e grurit renditet Elbasani me 25.9 mijë tonë, ndërsa pas tij vijnë Berati, Tirana dhe Lezha.
Zhvendosja e kryesimit mes dy qarqeve më të mëdha prodhuese ndodh në një kohë kur prodhimi i grurit në nivel kombëtar po ndjek një prirje afatgjatë rënëse. Në vitin 2025 u prodhuan 162.6 mijë tonë grurë, niveli më i ulët i regjistruar në të paktën 15 vitet e fundit.
Krahasuar me vitin 2012-të, kur prodhimi kombëtar arriti në mbi 300 mijë tonë, sasia e grurit e prodhuar në vend është ulur me rreth 138 mijë tonë, ose gati 46%. Rënia është edhe më e dukshme në raport me fundin e viteve ’90, kur prodhimi i grurit i afrohej 400 mijë tonëve.
Ndërkohë, pesha e grurit brenda prodhimit të drithërave është zvogëluar ndjeshëm. Nga 623.9 mijë tonë drithëra të prodhuara në vitin 2025, vetëm 162.6 mijë tonë ishin grurë, ndërsa pjesa më e madhe përbëhet nga misri, prodhimi i të cilit arriti në 400.4 mijë tonë.
Kjo tregon se, ndërsa Fieri vijon të mbetet qarku më i rëndësishëm për prodhimin e drithërave në tërësi, falë peshës së lartë të misrit, harta e prodhimit të grurit ka ndryshuar. Për herë të parë pas shumë vitesh, Korça është kthyer në qendrën kryesore të prodhimit të grurit në Shqipëri.
Transporti urban përjashtohet nga detyrimi për POS - Ministria e Financave: Nuk janë të detyruar të pajisen me terminale pagese
Operatorët që ofrojnë shërbimin e transportit publik urban nuk do të jenë të detyruar të pajisen me terminale POS/POI për kryerjen e pagesave elektronike.......
Numri total i të punësuarve ra lehtë gjatë 2025-ës/ Punonjësit me pagë dhe të vetëpunësuarit rriten, ndërsa puna familjare bie
Struktura e punësimit në Shqipëri ka ndryshuar gjatë vitit 2025, ku tendenca kryesore është rritja e peshës së punonjësve me pagë dhe tkurrja e formave......
Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë ton - Vitit 2025/ Rriten perimet, më pak drithra, fruta dhe ullinj
Fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë ton produkte bujqësore gjatë vitit 2025. Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave,......
Si ndryshoi struktura e blegtorisë gjatë vitit 2025? Numri i koshereve u rrit me 9.8%, ndërsa rënia më e fortë u regjistrua te derrat
Gjatë vitit 2025, sektori i blegtorisë në vend ka shënuar disa ndryshime në strukturë dhe në nivelin e prodhimit krahasuar me një vit më parë. Sipas të......
Karakaçi: Shqipëria synon shoqërinë Gigabit me investime në rrjete moderne dhe mbulim 5G
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se Shqipëria po harmonizon zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike me standardet......
“Autobusë elektrikë dhe park logjistik për transportin publik” - Rama: Program i ri edhe për parkimet në të gjitha bashkitë
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se programi kombëtar “Rilindja Urbane 2.0” do të përfshijë masa të reja për modernizimin e transportit publik dhe......
Demo: Kalimi i kabllove në infrastrukturë nëntokësore, hap drejt qyteteve më moderne dhe më të sigurta
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, prezantoi platformën e re për zhvillimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, një nismë e......
Prezantohet në korrik Rilindja Urbane 2.0 - Rama: Do të fokusohet tek investimet në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve
Programi kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili pritet të prezantohet në dhjetëditëshin e parë të korrikut, do të ketë si një nga prioritetet kryesore......



