Politikat familjare në fokus të integrimit europian - Balanca punë-jetë, investim për ekonominë dhe tregun e punës shqiptar

Balanca mes jetës profesionale dhe asaj familjare, si dhe rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, ishin në fokus të një konference rajonale të zhvilluar në Tiranë, ku u diskutua përafrimi i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet e Bashkimit Europian.
“Nga perspektiva e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, politikat familjare miqësore dhe të ndjeshme ndaj barazisë gjinore nuk janë vetëm një instrument social. Ato janë politika ekonomike me ndikim të drejtpërdrejtë në punësim, produktivitet, zhvillimin e aftësive dhe konkurrueshmërinë e bizneseve. Vendet që kanë investuar në politika që mbështesin prindërimin dhe kujdesin familjar kanë norma më të larta të pjesëmarrjes në tregun e punës, veçanërisht të grave dhe vajzave, si dhe rezultate më të mira ekonomike afatgjata”, tha zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani.
Në fjalën e saj, ambasadorja e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, theksoi se kjo është një temë e rëndësishme për Bashkimin Europian.
“Austria është e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE dhe mbetet e vendosur për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj përmes zbatimit në praktikë të direktivave dhe acquis të BE-së, si ato që po ndajmë sot për Balancën Punë-Jetë dhe Mundësitë e Barabarta”, tha Zach.
Edhe drejtuesja e zyrës së UNFPA në Tiranë, Manuela Bello tha se kjo forcon tregun e punës.
“Jemi të lumtur që konferenca arriti një konsensus të gjerë se përshtatja dhe zbatimi i direktivave të BE-së, si dhe puna jonë në Shqipëri për zgjerimin e mundësive, krijojnë mundësi reale që gratë dhe burrat të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në punë, në jetën familjare dhe në shoqëri. U rikonfirmua edhe një herë se politikat familjare të ndjeshme ndaj barazisë gjinore janë thelbësore për arritjen e barazisë gjinore, forcimin e tregut të punës dhe garantimin që askush të mos mbetet pas”, tha Manuela Bello, Drejtuese e Zyrës së UNFPA-së në Shqipëri.
Ky aktivitet u zhvillua në një kohë kur shqetësimet për pasojat e ndryshimeve demografike mbi ekonomitë, fuqinë punëtore, qëndrueshmërinë e sistemeve të mbështetjes sociale, shërbimeve dhe infrastrukturës janë në rritje, ndërsa vendet e rajonit vijojnë përpjekjet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Industria shqiptare larg inovacionit europian - Pak para për kërkim shkencor, shkëputje nga prodhimi
Inovacioni mbetet një nga sfidat kryesore të industrisë shqiptare. Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 evidenton se shpenzimet për kërkim dhe zhvillim......
Kostoja klimatike e zgjerimit të Kupës së Botës - Emetimet rriten ndjeshëm, dyfish krahasuar me Katar 2022
Kupa e Botës fillon të enjten si një festë golash, drame dhe tifozërie globale, por pritet gjithashtu të ketë një kosto klimatike më shumë se dyfishin e asaj......
Nafta rritet pas rindesjes së tensionit SHBA-Iran/ Kontratat e ardhshme u rritën menjëherë 66 cent për fuçi
Çmimet e naftës u rritën të mërkurën, duke u larguar nga niveli më i ulët shtatë-javor, pasi ushtria amerikane nisi sulme të reja kundër Iranit. Të dhënat e......
Propozimi: Votë e kufizuar për anëtarët e rinj të BE - Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit firmosin non-paper
Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë propozuar që anëtarët e ardhshëm të bllokut, gjatë një periudhe kalimtare pas pranimit në bllok, të......
Protestat anti-emigracion, Belfasti në flakë - Makinave dhe shtëpive u vihet flaka pas një sulmi me thikë
Burra të maskuar dogjën shtëpi dhe makina në Belfast në një valë dhune anti-emigrant të martën në mbrëmje. Ngjarja pasoi një sulm me thikë, për të cilin u......
BYD synon të jetë e para në botë - “Prodhuesi më i madh i makinave në botë për 5 vjet”
Drejtuesit e lartë të kompanisë kineze BYD, kanë shpallur të martën objektivin sipas të cilit firma kineze do të bëhet prodhuesi më i madh i automjeteve në......
Rregulla të reja për aktivitetet në monumentet e kulturës - Koncertet dhe festivalet, me procedurë të re miratimi
Aktivitetet kulturore, artistike dhe shkencore që zhvillohen në monumente kulture, qendra historike, parqe arkeologjike dhe zona të tjera të mbrojtura do t’i......
Kreditë me probleme, në minimumin e 18 viteve/ Treguesi zbriti në 3.75% në prill. Bankat ruajnë stabilitetin
Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar zbriti në 3.75% në fund të muajit prill 2026, nga 3.85% që ishte një muaj më parë. Sipas të dhënave......



