Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2026, 17:10

Zogaj – Ckla/Skje, takim dypalësh për një pikë e përbashkët kalimi kufitar me Malin e Zi

Nga SCAN TV

Zogaj – Ckla/Skje, takim dypalësh për një pikë e

Sot është zhvilluar një takim koordinues ndërinstitucional në kuadër të përgatitjeve për hapjen e Pikës së Përbashkët të Kalimit Kufitar Zogaj – Ckla/Skje, mes Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në takim morën pjesë përfaqësues të administratave doganore të të dy vendeve, strukturave të policisë kufitare, autoriteteve vendore dhe institucioneve përgjegjëse të infrastrukturës, ku u diskutua mbi ecurinë e grupit të punës, përcaktimin e lokacionit të pikës doganore si dhe elementët teknikë për funksionalizimin e saj sa më shpejt brenda këtij sezoni.

Hapja e kësaj pike të re kufitare do të lehtësojë lëvizjen ndërkufitare për qytetarët, do të afrojë komunitetet në të dy anët e kufirit dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e turistik të zonës.

Pika e përbashkët do të operojë me modelin e kontrollit me një ndalesë, duke thjeshtuar procedurat kufitare dhe duke rritur efikasitetin e kalimit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat