Kryeministri Rama në Romë: Për Zvërnecin nuk ka asgjë për tu shqetësuar, projekti do të bëhet

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin Botëror Future Investment Initiative (FII) që po zhvillohet në Romë. Në një bashkëbisedim me Eleni Giokos, prezantuese dhe korrespondente e CNN, Rama ka folur edhe për projektin e Zvërnecit duke theksuar se projekti do të bëhet dhe që do ti shtojë vlerën dhe gjelbërimin Lagunës.
Në vijim një pjesë nga bashkëbisedimi Rama-Giokos:
Pyetje nga Eleni Giokos: Zoti kryeministër, a është blerë toka nga investitorët?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, mos hyni këtu sepse tani po më kujtoni në fakt që jeni nga CNN dhe më vjen keq tju them se e kam mësuar në lëkurë që nuk jeni një burim objektiv. Por duke qenë se ju jeni greke më bën të ndihem i detyruar që të hyj këtu.
Po toka ështrë blerë nga investitorët, është tokë private.
Po, po kryhet një vlerësim i ndikimit në mjedis.
Po, nuk ka një projekt të miratuar.
Po, nuk ka ende një lejë ndërtimi. Nuk ka asgjë për të shqetësuar një ambientalist që mendon si duhet, dhe po, s’ka asgjë për tu mbrojtur.
Pyetje nga Eleni Giokos: Zoti kryeministër, shumë shpejt Komisioni Europian ka paralajmëruar që duhet të respektoni rregullat mjedisore dhe njëkohësisht keni edhe problemin e protestave. Si do ta ndryshoni mesazhin që të rezonojë me protestat dhe protestuesit që edhe ata ti keni në anën tuaj?
Kryeministri Edi Rama: Ka një lajm për ju. Shumica e popullit shqiptar e do projektin. Aty ku do të zhvillohet projekti është një qytet ku shumica dërmuese mezi e presin projektin dhe nuk ka protestë. Komuniteti ku do të bëhet ky zhvillim e do projektin. Pra, ajo cfarë shihni nuk është saktësisht ajo cfrarë po ndodh. Indinjatë ka, e kuptoj, por kurt të zbehet dhe kur ti dërgoj një ftesë shumë të vecantë CNN-it që të vijë për hapjen të gjithë do të jenë të lumtur dhe jam i sigurtë që do të jetë një shans i madh që CNN të shlyejë vetveten.
Pyetje nga Eleni Giokos: Ta shlyejë?
Kryeministri Edi Rama: Po, po ta shlyejë, ju duhet tja shlyeni Shqipërisë dhe popullit shqiptar, madje edhe zogjve. Keni nevojë për një moment që të shlyeni vetveten. Sepse zogjtë, ujrat pemët dhe gjithçka tjetër do të jetë shumë më mirë se sa është sot. Projekti synon të ketë një positive neto me 25 për qind gjelbërim më shumë se sa sot. Sot ujrat e lagunës janë të ndotura dhe në fakt po konceptojmë një system tjetër që ujrat të jenë të pastra plotësisht sërish, sic thoni ju në SHBA.
Ligji për faljen, Tatimet: Kemi fshirë nga sistemi 91.6 milion euro gjoba, përfituan 105,409 tatimpagues
Në zbatim të Ligjit të Faljes tatimet kanë njoftuar se fshinë nga sistemi 91.6 milion euro gjoba në ngarkim të 105,409 tatimpaguesve. Me një postim në......
Zogaj – Ckla/Skje, takim dypalësh për një pikë e përbashkët kalimi kufitar me Malin e Zi
Sot është zhvilluar një takim koordinues ndërinstitucional në kuadër të përgatitjeve për hapjen e Pikës së Përbashkët të Kalimit Kufitar Zogaj – Ckla/Skje,......
Sa orë duhet të punojë një shqiptar për të fituar 100 mijë lekë?
Një pagë prej 100 mijë lekësh në muaj konsiderohet nga shumë shqiptarë si një kufi psikologjik për të ardhura të mira, por sa kohë duhet të punojë një......
Swisscontact: Nga biznesi për biznesin – rritja e konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve shqiptare në rrugën drejt BE-së
Përfaqësues të organizatave të biznesit, kompanive, institucioneve dhe partnerëve të zhvillimit u mblodhën në tryezën e diskutimit “Integrimi i Biznesit në......
Ministri Nufi: “Shqipëria, aleate e besueshme në NATO. Faktor stabiliteti në rajon e më gjerë”
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi mori pjesë sot në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, zhvilluar në......
Qeveria mori 25 miliardë lekë borxh të brendshëm në maj, shumica në obligacione
Gjatë muajit maj janë zhvilluar shtatë ankande për shitje titujsh qeveritarë nga Ministria e Financave, më së shumti obligacione. Ministria ofroi për shitje......
Treni Tiranë–Durrës–Rinas, në Durrës për 36 minuta, në Aeroport në më pak se 20 minuta
Teksa pak ditë më parë u publikua procedura për përzgjedhjen e oeratorit privat që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve, dokumentet......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Forcohet Dollari amerikan. Dobësohen monedhat e tjera
Dollari amerikan pas zbritjes që pësoi ditën e djeshme ka rikuperuar sërish pikë duke ju rikthyer situatës së fillimit të javës teksa është blerë mëngjesin e......



