Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2026, 13:09

Qeveria mori 25 miliardë lekë borxh të brendshëm në maj, shumica në obligacione

Nga Ledina Elezi

Qeveria mori 25 miliardë lekë borxh të brendshëm në

Gjatë muajit maj janë zhvilluar shtatë ankande për shitje titujsh qeveritarë nga Ministria e Financave, më së shumti obligacione. Ministria ofroi për shitje 25 miliardë lekë tituj qeveritarë në total në tregun primar, prej të cilave 10 miliardë lekë bono thesari dhe 15 miliardë lekë obligacione.

Procesi i shitjes së këtyre instrumenteve zhvillohet në atë që quhet tregu primar, pra momenti kur qeveria shet për herë të parë titujt dhe merr drejtpërdrejt paratë nga investitorët. Në këtë treg marrin pjesë kryesisht bankat tregtare, institucionet financiare dhe në disa raste edhe investitorë të tjerë institucionalë.

Për bonot e thesarit 12-mujore, norma mesatare e interesit e ofertave konkurruese u përmbyll në nivelin 2.57%, ndërsa për obligacionet yield-i cut-off varioi nga 2.75% (Rihapje obligacionesh dyvjeçare) në 6.5% (emetim i ri obligacionesh 20 vjeçare).

Pasi këta tituj janë blerë në tregun primar, ato mund të tregtohen më tej në tregun sekondar. Ky është tregu ku titujt e borxhit që janë emetuar më parë mund të blihen dhe shiten mes bankave, institucioneve financiare apo investitorëve të tjerë, pa përfshirë drejtpërdrejt qeverinë në transaksion.

Nga bankat zhvilluese të tregut u realizuan 8 transaksione në tregun sekondar, me vlerë totale 591 milionë lekë. Transaksionet janë kryer me bankat zhvilluese të tregut, kompanive te sigurimit dhe klientëve me pakicë.

Ndërkohë, në qershor 2026, Ministria e Financave planifikon të emetojë nëpërmjet 8 ankandeve 30.5 miliardë lekë, nga të cilat 16 miliardë lekë janë Bono Thesari dhe 14.5 miliardë lekë janë Obligacione.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat