Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2026, 11:48

Shqipëria, e vetmja në rajon me 3 skema në SEPA , ofrohen edhe transferta të menjëhershme

Nga Ledina Elezi

Shqipëria, e vetmja në rajon me 3 skema në SEPA , ofrohen edhe

Shqipëria merr pjesë në 3 skema të Zonës Unike të Pagesave në Euro (SEPA). Sipas një dokumenti të Këshillit Evropian të Pagesave, 13 institucione financiare në vend ofrojnë mundësinë e kryerjes së pagesave standarde në euro me SEPA.

Vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut marrin pjesë në maksimumi dy skema të Zonës Unike të Pagesave në Euro, ndërsa Shqipëria ofron më tepër metoda të realizimit të pagesave ndërkufitare nëpërmjet këtij sistemi.

Kështu, një institucion financiar në vend ofron gjithashtu mundësinë e kryerjes së Transfertave të Menjëhershme të Kreditit SEPA, version ky i përmirësuar i transfertave standarde. Kjo skemë mbështet transfertat e parave deri në 100,000 € midis bankave pjesëmarrëse ose ofruesve të tjerë të shërbimeve të pagesave. Vetë fjala “e menjëhershme” nënkupton se shumica dërrmuese e transaksioneve përpunohen brenda pak sekondash dhe janë të disponueshme 24/7/365.

Gjithashtu, vetëm një institucion financiar shqiptar merr pjesë në SEPA Direct Debit Core (SDD Core).  Kjo skemë u mundëson bizneseve ose ofruesve të shërbimeve, të mbledhin pagesa direkt nga llogaritë bankare të debitorëve - në këtë rast, konsumatorët. Konsumatorët duhet të japin pëlqimin e tyre të qartë duke nënshkruar një mandat për të marrë pjesë. Kjo skemë shpesh përdoret për të mbledhur pagesa të përsëritura, siç janë faturat e shërbimeve, abonimet ose shlyerjet e kredive.

As Shqipëria dhe as vendet e tjera të rajonit nuk janë përfshirë akoma në skemën SEPA të projektuar vetëm për transaksionet midis bizneseve, që përdoret shpesh për pagesa të përsëritura, siç janë pagesat e faturave, tarifat e abonimit, tarifat e anëtarësimit dhe pagesat e furnizuesve dhe as në skemën e re ku rezulton që banka e njërës palë të jetë në SEPA dhe e tjetrës jo.

Me SEPA, qytetarët, bizneset dhe ekonomia shqiptare përfitojnë drejtpërdrejt kosto 5-10 herë më të ulëta për transfertat ndërkufitare në euro. Për pagesat elektronike deri në 20,000 euro, komisioni është maksimumi 2 euro. Për pagesat 20,000 euro deri në 100,000 euro, komisioni varion nga 2–10 euro (deri 0.01% të vlerës), për pagesat mbi 100,000 euro kostoja është maksimumi 25  euro dhe për remitancat maksimumi 3 euro.

Shqipëria, e vetmja në rajon me 3 skema në SEPA , ofrohen edhe

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat