“Mësues për Greqinë”/ Rama: Mësuesit e përzgjedhur do marrin një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë me dije se Ambasada e Republikës së Shqipërisë ka çelur procesin e mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”.
Sipas njoftimit ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë dhe do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë.
Ambasada iu bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit.
Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë.
Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Aplikimet janë hapura deri në 𝟑𝟎 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒, shkruhet në njoftim.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.