Nafta i rikthehet humbjeve – Rënia kufizohet nga shqetësimet e lidhura me kërkesën
Nafta është kthyer në rënie të lehtë gjatë tregtisë europiane, duke kthyer fitimet e realizuara gjatë sesionit aziatik. Megjithatë humbjet po kufizohen nga dobësimi i dollarit amerikan dhe nga shqetësimet që kanë të bëjnë me furnizimin e tregut pasi në dhjetor pritet të hyjë në fuqi embargoja e plotë e Bashkimit Europian ndaj naftës ruse.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 85 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat, që ranë me më shumë se 1% gjatë javës së kaluar, pritet të diktohen edhe nga vendimet që do të marrin bankat qëndrore mbi politikat monetare. Në Kinë, lehtësimi i kufizimeve kundër përhapjes së Covid-19, pritet në rimëkëmbë kërkesën për naftë.
Pavarësisht pikëpyetjeve mbi të ardhmen e ekonomisë globale, shefi ekzekutiv i Korporatës së Naftës në Kuvajt deklaroi se konsumatorët po kërkojnë të njëjtat sasi. Shtetet e Gjirit prodhojnë aktualisht më shumë se 2.8 milionë fuçi naftë në ditë, në linjë edhe me koutat e vendosura nga OPEC.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.