Nuk ndalet Dollari amerikan, vazhdon në nivele rekord – Rikuperon edhe Paundi britanik
Dollari amerikan vazhdon në nivele rekord edhe këtë të martë pasi në raport me dje blihet sot me 119.7 lekë dhe shitet me 121.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar rritje mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 129 lekë dhe është shitur me 131.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Franga zvicerane nuk ka shënuar luhatje të ndjeshme të vlerës por vazhdon të qëndrojë në kuota pozitive kundrejt monedhës vendase pasi blihet sot me 121 lekë dhe shitet me 122 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor monedha europiane vijon të qëndrojë e dobët përballë monedhës vendase pasi blihet sot me 121 lekë dhe shitet me 122 lekë në raport me dje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.