Paundi, në fokus të tregjeve – Qeveria britanike rishikon planin ekonomik, rrit taksën për korporatat në 25%
Paundi britanik vijon të jetë në fokus të investitorëve edhe në sesionin e parë të kësaj jave, duke fituar pikë përballë dollarit amerikan, pas vendimit të qeverisë britanike, të drejtuar nga Liz Truss, për të rishikuar pjeërisht planin ekonomik për uljen e taksave. Në anën tjetër, jeni japonez vijon të qëndrojë në nivelin më të ulët në 32 vitet e fundit, në raport me dollarin amerikan.
Paundi po tregtohet në rreth 1.1250 dollarë, pasi kryeministrja britanike njoftoi të premten se taksa për korporatat do të rritet në 25% duke filluar nga prilli i vitit të ardhshëm, nga 19% që parashikohej të draftin fillestar.
Fokusi i investitorëve do të jetë te mënyra se si do të tregtohen obligacionet e qeverisë britanike, pasi të premten përfundoi edhe afati i ndërhyrjes energjente të Bankës së Anglisë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron pranë 113, shumë pranë nivelit më të lartë në 2 dekadat e fundit.
Ndërkohë, monedha e përbashkët europiane, euro qëndrueshëm po tregtohet në rreth 0.975 dollarë. Në tregon e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në mbi 19 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1300 dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.