Putin: Super raketa Sarmat do të jetë funksionale deri në fund të vitit!
Super ICBM Sarmat do të jetë funksional në Rusi deri në fund të vitit, deklaroi kështu presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me të rinjtë e diplomuar në akademinë ushtarake në Kremlin.
Raketa ishte testuar në prill. Transportuesi, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është i aftë të “depërtojë në çdo sistem të mbrojtjes raketore ekzistuese ose të ardhshme” dhe vetë Putin kishte njoftuar se do t’i japë garanci sigurie Rusisë “kundër kërcënimeve aktuale” dhe “do t’i bëjë ata që janë duke na kërcënuar të reflektojnë “. (ANSA)
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.