Qeveria spanjolle rinovon banesat – 500 mijë shtëpi përfshihen në projekt për përmirësimin e energjisë
Ndërtesat janë një problem për efikasitetin e energjisë në Spanjë. Vendi renditet si nga më të këqijtë në Bashkimin Europian për sa i përket rehabilitimit dhe përmirësimit të ambienteve të tij të ndërtuara dhe duhet një ndryshim i shpejtë për të përmbushur objektivat e paktit të gjelbër. Por dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit.
Sipas ekspertëve ndërtesat duhet të rinovohen dhe përmitësohen sepse ato u ndërtuan në një periuudhë, nga vitet ’50, ’60 deri në vitet ’80 ose ’90, ku nuk kishte teknologji dhe cilësi shumë të avancuar.
Qeveria spanjolle ka propozuar të rinovojë më shumë se gjysmë milion shtëpi deri në vitin 2026, nga 25 milion të tilla në vend. Megjithatë mbetet gjithashtu e nevojshme që të përmirësohet efikasiteti i ndërtesave jo rezidenciale.
Spanja ka ndarë 6.8 miliardë euro nga fondet e Gjeneratës së Ardhshme të Bashkimit Europian për rinovimin e ndërtesave. Por faktorë të tjerë ndërhyjnë në arritjen e këtij qëllimi.
Brukseli e ka kushtëzuar ndihmën financiare me reduktimin e varësisë nga burimet e energjisë jo të rinovueshme dhe menaxhimi i mirë i mbetjeve.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.