Reduktimi i numrit të shqiptarëve në Ballkan – Jashtë kufijve të vendit jetojnë 2 milion shqiptarë
Dorina Kurtaj / SCAN
Në pesë vitet e fundit numri i shqiptarëve që jetojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor është reduktuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të censusve kombëtare në ballkan të mbajtura në periudhën kohore 2021 – 2024, jo vetëm në Shqipëri por dhe në vendet e tjera të rajonit ku jetojnë shqiptarë, numri i tyre është reduktuar ndjeshëm.
Në total në vendet e ballkanit perëndimor jetojnë 4.4 milion shqiptarë. Sipas censusit të fundit në Shqipëri jetojnë 2.4 milion prej tyre. Pra më shumë se gjysma jetojnë në vendin amë.
1.5 milion shqiptarë jetojnë në Kosovë, shteti i dytë shqiptar i rajonit. Ndërkohë në vend të tretë renditet Maqedonia e Veriut me 446 mijë shqiptarë të regjistruar në vend për të vijuar më pas me Serbinë me 61 mijë shquptarë dhe Malin e Zi ku jetojnë 31 mijë.
Rënia e popullsisë në vendet e ballkanit është një fenomen që ka prekur të gjitha vendet. Ndër arsyet kryesore është norma e lartë e emigracionit që ka reduktuar ndjeshëm popullsitë e këtyre vendeve. Por ky nuk është i vetmi faktor sepse dhe tkurrja e lindshmërisë është një fenomen gërryes për popullsinë e të gjitha vendeve.
Në pesë vendet e Ballkanit perëndimor jetojnë gjithsej13.4 milion banorë që do të thotë se shqiptarët përbëjnë 32.8% të tyre.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.