Rritet eksporti gjerman drejt Rusisë – Pavarësisht sanksioneve të shumta ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës!

Pavarësisht numrit gjithnjë e më të madh të sanksioneve ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës, eksportet nga Gjermania për në Rusi vijojnë të rriten. Shifrat janë konfirmuar nga zyra federale e statistikave
Rritet volumi i eksporteve nga Gjermania në Rusi pavarësisht sanksioneve që i janë imponuar Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. Shifrat jan ëkonfirmuar nga zyra federale gjermane e statistikave, që theksoi një rritje prej 29.4% të eksportit gjerman drejt Moskës në periudhën prill – maj të këtij viti, duke shënuar në këtë mënyrë një xhiro prej një miliard eurosh.
Të dhënat janë befasuese duke pasur parasysh reduktimin e regjistruar në muajt e fundit, kur zvogëlimi i volumit të eksportit ishte në nivelin 60% në disa sektore. Vendimi për të përjashtuar produktet e industrisë farmaceutike nga sanksionet e ka ndihmuar këtë sektor që rrisë volumin e eksporteve.
Në rënie janë importet nga Moska, që pësojnë një tkurrje prej 9.8%, pavarësisht se pesha e tyre në ekonominë gjermane është e barabartë me 3.3 miliard euro.
Pavarësisht tendencës për rritje, në muajin maj të dhënat treguan një bilanc tregtar gjerman negativ, situatë që shkaktohet nga reduktimi i kërkesës për mallrat e prodhuara në Gjermani dhe rritjes domethënëse të importeve nga ana e Berlinit. Kjo është hera e parë në 14 vjet që në Gjermani volumi total i importeve ka tejkaluar atë të eksporteve.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.