Rritet kërkesa për vaj ulliri ekstra të virgjër – Qendroi më “besnik” në çmim se produktet e tjera
Rritje a çmimeve mesa duket nuk i ka prekur të gjitha produktet në të njëjtin nivel dhe mund të thuhet që ka qenë më e ndjeshme tek ato produkte që kanë pasur kërkesë më të lartë dhe kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me cilësinë.
SCAN TV në ka siguruar shifrat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave lidhur me tendencën e importit të vajit të ullirit extra të virgjër, i cili cilësia më e lartë dhe më e shtrenjtë e klasifikimit të vajit të ullirit. Ajo që vihet re nga të dhënat është se përgjate periudhës Janar-Gusht ka një rritje të lartë të sasisë së importuar me afro 41.7 për qind, krahasuar me një vit më parë, e përkthyer me një rritje në vlerë që fiksohet në 55.5 për qind. Konkretisht përgjatë 8 muajve janë blerë nga jashtë rreth 177.6 ton vaj ulliri ekstra i virgjër, me një vlerë prej 868 mijë euro.
Edhe pse importet nuk janë në shifra të larta, për shkak edhe të prodhimit vendas, rritja e tyre tregon një tendencë të konsumatorit drejt produkteve më cilësore. Por si ka ndryshuar çmimi gjatë periudhës së krizës?
Ajo që vihet është se ndërsa produktet e tjera ushqimore kanë pasur një kapërcim çmimesh me mbi 20 për qind, vaji i ullirt esktra i virgjër ka lëvizur me vetëm 9.8 për qind. Kështi, një litër vaj është blerë një këtë vit 567.5 lekë, me një rritje prej 50.6 lekë.
Përveç importit, Shqipëria pordhon masivisht vaj ullirit të virgjër dhe ekstra të virgjër, pasi nuk ka kapacitete për të prodhuar vajt ulliri të rafinuar, por ende mungojnë shifra të sakta të këtij prodhimi duke qenë se industria vuan nga informalitetit.
Sipas ekspertëve të fushës, dy ndër arsyet kryesore që konsumatorët shqiptar tërhiqen nga importi është çmimi më i lirë dhe paaragjykimi i krijuar për cilëisn e produkteve shqiptare. Një faktor që luan rol në këtë pikë është fakti që në prodhimin vendas nuk reklamohet që është produkt i virgjër apo ekstra i virgjër çka i bën konsumatorët konfuzë në zgjedhjet e tyre.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.