Kënaqësia e punës nga shtëpia – Trendi pritet të zgjasë dhe të përhapet dhe më shumë në të ardhmen
Pas përfundimit të stinës së verës, shumë punëdhënës po përpiqen të rikthejnë në zyra stafet e tyre, për të rikrijuar situatën e para pandemisë. Që nga fillimi i Covid 19 më shumë se dy vjet e gjysëm para, kompanitë u përshtatën me punën nga shtëpia. Por disa punëdhënës, si për shembull Elon Musk i Tesla, po i kërkojnë punonjësve që të rikthehen në zyrë të paktën për 40 orë në javë. Ndërsa kompani të tjera, si Apple, mjaftohen të kenë stafin e tyre në zyra, tre ditë në javë.
Problemi është se pjesa më e madhe e stafit nuk pranon të kthehen në zyra, të paktën jo me orare të plota, duke krijuar tensione me punëdhënësit. Pothuajse një e katërta e të gjithë të punësuarve në botë, do të ishte gati të jepte dorëheqjen apo të kërkonte një punë tjetër, nëse do iu kërkohet të rikthehen në zyra 5 ditë në javë.
Sipas një sondazhi në nivel global, shumë të punësuar do të pranonin një reduktim prej 5% të pagës së tyre, vetëm që të vazhdonin të punonin nga shtëpia. Sondazhi është bazuar në një pyetësor të kryer në mes të 2021-shit dhe në fillim të 2022-shit me njerëz të moshave nga 20 deri në 59 vjec në 27 vende të ndryshme.
Disa kompani janë shumë të vendosura për rikthimin në zyra, si banka Goldman Sachs – e cila deklaroi këtë muaj se do të hiqeshin të gjitha masat dhe kufizimet e e vendosura për pandeminë Covid 19. Me një numër në rritje të kompanive që po përpiqen të tërheqin staf duke iu ofruar opsionin e punës nga shtëpua, teknologjia e komunikimit dhe siguria e të dhënave, janë bërë shumë të rëndësishme.
Sipas disa studimeve të kryera në Francë, shëndeti mendor i nënpunësve është përmirësuar dhe produktiviteti është rritur me 16% që nga momenti që ata punojnë nga shtëpia.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.