Rritja e pagave, kush përfiton dhe kur fillon? – 42 mijë punonjës marrin shtesën për muajin Shtator
Brenda muajit Shtator, në kuadër të rritjes së inflacionit, qeveria ka marrë dy vendime të njëpasnjëshme për të rritur pagat në sektorin publik. Por kush përfiton dhe kur i shtrijnë efektet këto vendime? Afro 41 mijë punonjës do të përfitojnë shtesë në pagën e muajit Shtator, duke qenë se vendimarrja ishte pjesë e paketës sociale antikrizë.
Konkretisht bëhet fjalë për 10.800 punonjës në policinë e shtetit, të cilët do të marrin shtesë prej 5,560 lekë/muaj; 3600 punonjës në Policinë e Burgjeve do të përfitojnë mbi pagën afro 10,548 Lekë/muaj dhe 20 mijë punonjës të tjerë të administratës do të marrin rritje page në 5,000 lekë/muaj. Ndërsa pjesa tjetër e punonjësve që përfitojnë rritje page nga 7-15 për qind me vendimin e dytë, do ta marrin atë duke nisur nga muaji Tetor.
Referuar vendimit të qeverisë të publikuar në Fletoren Zyrtare për ndryshime në vendimin “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në di sa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, përcaktohet specifikisht se sa do të jetë shtesa për cdo kategori në administratën publike.
Sipas vendimit, në Kryeministri shtesa luahatet nga 10 mijë deri në 26 mijë lekë në muaj, e ndarë sipas pozicioineve, në ë Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave,15-25 mijë lekë në muaj, në Ministrinë e Financave dhe në në Departamentin e Administratës Publike 15-26 mijë lekë në muaj.
Ndërsa në ë Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës parashikohet një shtesë në 10 mijë lekë në muaj.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.