Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohet ndjeshëm Paundi dhe monedha europiane!
Monedha europiane ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 116.8 lekë dhe duke u shitur me 117.5 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka fituar pikë këtë të mërkurë në raport me dje pasi është blerë me 133.2 lekë dhe është shitur me 134.5 lekë.
Dollari amerikan vazhdon në vlera relativisht të njëjta sikurse edhe dje teksa blihet sot me 17.2 lekë dhe shitet me 118.5 lekë duke rënë nga pozicioni i fortë që regjistroi pak ditë më parë.
Franga zvicerane sakaq ka rikuperuar edhe ajo pikë pasi referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 118.8 lekë dhe është shitur me 120 lekë krahasuar me ditën e martë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.