Më pak leje ndërtimi, por vlera e investimit rritet me 47.6%/ Tirana vijon të mbetet “vatra ” e projekteve ndërtimore

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, sektori i ndërtimit në Shqipëri ka shënuar një rënie të në numrin e lejeve për ndërtesa të reja, por njëkohësisht është regjistruar një rritje domethënëse në vlerën e investimeve të miratuara. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se janë dhënë gjithsej 258 leje ndërtimi, një ulje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u miratuan 311 leje.
Edhe sipërfaqja e parashikuar për ndërtim ka pësuar një tkurrje, duke zbritur në 335,137 m², ose 6.3% më pak se tremujori i parë i vitit 2024 (357,585 m²). Megjithatë, kjo tendencë nuk është reflektuar në aspektin financiar: vlera e projekteve ndërtimore – që përfshin si ndërtesat për banim ashtu edhe ato jo-rezidente dhe punimet inxhinierike – ka arritur në 20.1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje domethënëse prej 47.6%nga 13.6 miliardë lekë një vit më parë.
Ndërtesat për banim dominojnë me 188 leje, dhe një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 215 mijë m².
Ndërtesat jo-rezidente, si hotele, qendra tregtare dhe njësi industriale, përbëjnë pjesën tjetër me 70 leje dhe një sipërfaqe totale prej 119,719 m².Ndërsa ndërtimet inxhinierike paraqiten me një vlerë pak më të ulët .
Tirana vijon të mbetet epiqendra e aktivitetit ndërtimor, duke kontribuar me 72 leje të reja ndërtimi dhe një sipërfaqe prej 201,237 m², ndonëse edhe në këtë qark është shënuar një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Ndërkohë, qarqet Durrës, Vlorë dhe Fier kanë shfaqur rritje domethënëse në vlerën e projekteve ndërtimore, çka sinjalizon zhvendosjen graduale të interesit të investitorëve edhe përtej kryeqytetit, duke reflektuar potencial për zhvillim ekonomik rajonal dhe diversifikim të tregut të ndërtimit.
Live TV
Nis ndërtimi i 223 apartamenteve të reja në Kombinat/ Koçiu: Do shpërndahen për përfituesit në kuadër të “Rindërtimit”
Ka nisur puna për ndërtimin e 223 apartamenteve të reja në Kombinat, të cilat do t’u shpërndahen familjeve përfituese në kuadër të programit të......
Shqipëria, pjesë e “Best Tourism Villages 2026”/ Gonxhja: Thesar i identitetit kombëtar
Shqipëria është bërë sërish pjesë e “Best Tourism Villages 2026”, iniciativë e Organizatës Botërore të Turizmit që vlerëson fshatrat ku trashëgimia kulturore,......
Paketa e Maleve, Rama: Zhvillim e më shumë investime/ “Nuk është për oligarkët, por për trashëgimtarët e pronave”
Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me banorë dhe sipërmarrës në Theth, ku në fokus ishte prezantimi i “Paketës së Maleve”, tha se synimi i kësaj......
Në çfarë faze të prodhimit ushtarak është Shqipëria? - Ministria e Mbrojtjes: Është proces shumë kompleks. Çdo produkt kërkon licencim
Në fund të vitit pritet të bëhen dorëzimi i porosive të para të municioneve sipas kontratave që Ministria e Mbrojtjes ka me partnerët e saj. Sipas Ministrisë......

