Në Vlorë, 1 në 5 familje është e përbërë nga një person / Rreth 4.3% e popullsisë totale në Shqipëri jeton vetëm

Normat e ulëta të lindshmërisë, lëvizjet migratore dhe emigratore, si dhe rritja e numrit të vdekjeve kanë sjellë ndryshime të theksuara në strukturën familjare, raporton Censi i vitit 2023.
“Scan Intel” analizoi të dhënat e detajuara të raportit, për të kuptuar se në cilat qarqe ka më shumë familje me vetëm 1 anëtar. Shifrat tregojnë se 4.3% popullsisë totale jeton vetëm. Por si paraqitet situata në qarqe?
Analizuar në nivel qarku, Vlora dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të ngjashme përsa i përket numrit të njësive familjare me vetëm një anëtar. Konkretisht, në Vlorë afro 19% e totalit të familjeve kanë vetëm një anëtar, ndërsa në Gjirokastër kjo shifër arrin në 16.37%. Këto janë dhe dy qarqet me numrin më të lartë të familjeve me vetëm një person. Shkodra renditet e treta me rreth 7,600 familje një-anëtarëshe, e ndjekur nga Korça me rreth 7,800 të tilla.
Edhe qarqet e Durrësit dhe Fierit kanë përqindje të larta të popullsisë që jetojnë vetëm, respektivisht me 13.4% dhe 13.3%, ndërsa në kryeqytet mbi 40,000 familje janë me vetëm një anëtar.
Në të kundërt Berati është qarku me normën më të ulët të familjeve, struktura e të cilave përbëhet nga një anëtar i vetëm . Në këtë qark vetëm 0.34% e njësive familjare përbëhet nga vetëm një individ.
Ndërkohë, në Elbasan, Dibër dhe Kukës, struktura familjare dominohet nga çifte të martuara ose bashkëjetues, shpesh me fëmijë, duke ruajtur bërthamat tradicionale të familjes. Për disa familje në këto qarqe, një strukturë e zakonshme është edhe prindi i vetëm me fëmijë.
Nga ana tjetër, rezulton se në të gjithë vendin numërohen rreth 64,000 persona mbi 60 vjeç që jetojnë tërësisht vetëm. Kjo shifër pasqyron një realitet social të vështirë për këto të moshuar që përballen me mungesen e pranisë së anëtarëve të familjes pranë tyre.
Live TV
Nis ndërtimi i 223 apartamenteve të reja në Kombinat/ Koçiu: Do shpërndahen për përfituesit në kuadër të “Rindërtimit”
Ka nisur puna për ndërtimin e 223 apartamenteve të reja në Kombinat, të cilat do t’u shpërndahen familjeve përfituese në kuadër të programit të......
Shqipëria, pjesë e “Best Tourism Villages 2026”/ Gonxhja: Thesar i identitetit kombëtar
Shqipëria është bërë sërish pjesë e “Best Tourism Villages 2026”, iniciativë e Organizatës Botërore të Turizmit që vlerëson fshatrat ku trashëgimia kulturore,......
Paketa e Maleve, Rama: Zhvillim e më shumë investime/ “Nuk është për oligarkët, por për trashëgimtarët e pronave”
Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me banorë dhe sipërmarrës në Theth, ku në fokus ishte prezantimi i “Paketës së Maleve”, tha se synimi i kësaj......
Në çfarë faze të prodhimit ushtarak është Shqipëria? - Ministria e Mbrojtjes: Është proces shumë kompleks. Çdo produkt kërkon licencim
Në fund të vitit pritet të bëhen dorëzimi i porosive të para të municioneve sipas kontratave që Ministria e Mbrojtjes ka me partnerët e saj. Sipas Ministrisë......

