Sfidat e ndërtimit të një resorti të qëndrueshëm në vendin më të ulët në botë!
Shumë arkitektë do të vrisnin për t’u dhënë një fletë bosh mbi të cilën do të krijonin projektin e tyre të ëndrrave. Por kur arkitekti fitues i çmimeve Yuji Yamazaki pranoi të projektonte ishullin privat Kudadoo Maldives, i cili u hap në vitin 2018 dhe përbëhet nga vetëm 15 rezidenca mbi ujë, ai folloi të mendonte se si ndërtesa e tij mund të shfaqte ishullin dhe anasjelltas.
Qasja e tij ishte të ndërtonte në një mënyrë që të nxjerrë në pah bukurinë natyrore të ishullit duke përdorur sa më pak burime natyrore. E para në listën e prioriteteve: energjia e pastër.
Ndërsa energjia diellore po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në Maldive, Yamazaki nuk i pëlqeu mënyra se si kaq shumë hotele dhe resorte u përpoqën të fshihnin panelet pas ndërtesave sikur të ishin diçka e turpshme ose e shëmtuar.
Në vend të kësaj, ai dhe ekipi i tij projektuan panelet e tyre dhe i përfshinë ato në estetikën e përgjithshme të resortit. Sot, Kudadoo mbetet i vetmi ishull privat plotësisht me energji diellore në vend.
Përveç krijimit të diçkaje të bukur dhe të dobishme, Yamazaki kishte një qëllim tjetër në mendje për panelet e tij diellore — edukimin.
Kjo përballje është pikërisht ajo që Yamazaki dëshironte të arrinte. Udhëtarët në Maldive mund të vijnë për një mjedis luksoz dhe të bukur, por arkitekti shpreson se ata gjithashtu do të largohen me një ndjenjë përgjegjësie për t’u kujdesur për ishujt.
Sipas tij, qëndrueshmëria nuk është një shtesë që mund ta ruash pas një ndërtese larg syrit. Në vend të kësaj, është një element i bukur dizajni i vendosur në pozicionin më të dukshëm të mundshëm.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.