Shoqata Shqiptare e Bankave, 25 vite rrugëtim – Eventi/ Prezantohet botimi “Bankat dhe financimi i ekonomisë shqiptare, 1912-2023”
Në 25 vjetorin e krijimit, Shoqata Shqiptare e Bankave është vlerësuar si institucion kyç për rolin e saj koordinues brenda sektorit bankar por edhe në marrëdhëniet midis bankave, ekzekutivit dhe sipërmarrjeve.
Në ceremoninë kushtuar vitit të 25-të të këtij rrugëtimi, Shoqata Shqiptare e Bankave bëri bashkë një sërë aktorësh të cilët përfaqësonin sektorin, qeverinë, biznesin, ekspertët dhe mediat, ku u pasqyruan sfidat, arritjet e deritanishme dhe vizioni për të ardhmen.
Me rastin e eventit të 25-vjetorit të Shoqatës Shqiptare të Bankave u publikua dhe prezantua edhe botimi me titull “Bankat dhe financimi i ekonomisë shqiptare, 1912-2023”, projekt i mbështetur nga shoqata me autor gazetarin e ekonomisë Kreshnik Kuçaj.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.