Studentët preferojnë Arkitekturën dhe Ndërtimin – INSTAT: 1.9% e të regjistruarve në Shqipëri janë të huaj
Në vitin akademik 2023-2024, sipas të dhënave të Institutit të Statisitikave, rezultojnë se në fushat e studimit të lidhura me kulturën janë regjistruar 16.715 studentë, nga ku të cilët përbëjnë 14.3% të totalit të regjistrimeve lidhur me kulturën.
Por cilat janë fushat më të preferuara?
Në po të njëjta të dhëna, raportohet se në totalin e studentëve, “Arkitektura dhe Ndërtimi” dhe “Gjuhët”, janë fushat e studimit më të preferuara nga studentët, përkatësisht me 35,7% dhe 22,7%.
Ndërkaq, në po të njëjta të dhëna raportohet se në fushat e studimit të lidhura me kulturën, femrat përbëjnë shumicën e studentëve me 57.8%.
Por përqindja e femrave është më e lartë neë fushat “Gjuhë” (83,8%), “Gazetari dhe informim” (79,9%) dhe “Shkenca humane” (74,7%) dhe më e ulët në fushën “Sporte”, ku femrat përbëjnë 24,8% të studentëve në këtë fushë.
Por çfarë thonë shifrat përsa i përket lëvizshmërisë së të nxënit në arsimin e lartë?
Sipas INSTAT, ky seksion përfshin vetëm student të huaj të cilët janë regjistruar për studime të arsimit të lartë në Shqipëri. Dhe për këtë vit aktual akademitk, nga totali i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë, 1.9% ishin të huaj.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.