Taksa minimale për shumëkombëshet – Hungaria vendos veton për Ecofin: Tani do të ishte e dëmshme
Hungaria shuan shpresat e Ecofin dhe presionin e Francës për arritjen e një marrëveshjeje në nivel të Bashkimit Europian për zbatimin e njërit prej dy aspekteve kyçe të marrëveshjeve ndërkombëtare të taksave, veçanërisht për taksimin minimal të shumëkombëseve, në kontekstin e marrëveshjeve të arritura në nivelin politik me G20 dhe OECD.
Duke folur për këtë pikë, ministri hungarez i Financave, Mihály Varga, përdori veton duke arsyetuar se zhvillimet negative në ekonomi, të lidhura edhe me luftën në Ukrainë, rritën cmimet e energjisë dhe lëndëve të para, por dhe pengesat në zinxhirin global të furnizimit e bëjnë të papërshtatshëm nxitimin për zbatimin e këtyre masave.
Ai pohoi gjithashtu se në parlamentin hungarez zërat kritikë kundër kësaj marrëveshjeje po shtohen. Varga theksoi se prezantimi kaq herët i marrëveshjes do të shkaktonte dëme serioze, në një kohë që duhen vazhduar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje.
Një qëndrim që shkaktoi acarimin e ministrit francez të financave, Bruno Le Maire, i cili mban presidencën e rradhës të Ecofin deri në fund të qershorit. Ai akuzou H dhe i cili drejtoi gishtin në faktin se Hungaria kishte shprehur mbështetje për të vazhduar në “Shtyllën 2”, pjesë e marrëveshjes së OECD, edhe pas pushtimit rus të Ukrainës.
Deri pak javë më parë kundërshtonte, të paktën në dukje, vetëm Polonia, por kjo veto duket se u tejkalua nga propozimet e reja të Komisionit Europian, për të cilat Le Maire falenderoi vazhdimisht Komisionerin për Ekonominë, Paolo Gentiloni.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.