Transporti, qarkullimin më të lartë në kohë krize – Kapërcim me 35 %, sektori i shërbimit rritjen më të ulët
Pavarësisht se po kalojmë një vit me çmime të rritura ndjeshëm, qarkullimi financiar në sektorët kryesorë të ekonomisë përgjatë 9-mujorit regjistron një rritje totale prej 24 për qind.
Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sektori i transportit ka pasur rritjen më të madhe me afro 35 për qind, i ndjekur nga sektori i tregtisë me 29 për qind.
Më pas renditen sektori i prodhimit dhe ndërtimit, me një rritje të regjistruar respektivisht në nivelin 25 dhe 15 për qind. Ndërkohë që sektori i shërbimit, duket se ka rritjen më të ulët, e cila arrin në nivelin 13 për qind.
Sipas Ministrisë së Financave, një ndikim të rëndësishëm në rritjen e qarkullimit të sektorëve kryesorë të ekonomisë, ka pasur zenoni veror, pasi nëse për tremujorin e dytë të vitit rritja totale ka qenë me 16%, përsa i përket periudhës 8 mujore janar– gusht është rritur me 24%.
Referuar Ministrisë së Financave, Nn nivel 6-mujor, ekonomia shqiptare është rritur me 4.17 %. Ministria e Financave dhe Ekonomisë i qëndron parashikimeve të fillim vitit për një rritje ekonomike mbi 3.2 % gjatë vitit 2022.
Pavarësisht krizave të njëpasnjëshme, në krahasim me vitin 2019, financat raportojnë se aktiviteti ekonomik në vend është rritur për gjashtë mujorin e parë deri në 7.75 %.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.