Tregjet globale e mbyllin javën në rënie – Banka Botërore paralajmëron për recesion gjatë vitit 2023
Tregjet europiane të aksioneve e kanë nisur në rënie sesionin e fundit të kësaj jave, për shkak të paralajmërimeve për recesion, rritjes së interesave nga bankat qëndrore dhe paqëndrueshmërisë në tregjet e aksioneve. Indeksi pan-Europiane Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 1.1%, ndërsa në gjithë sektorët janë në ngjyrë të kuqe.
Në këtë mënyrë, bursat europiane publikojnë humbje për të tretin sesion me radhë, me sektorin e energjisë dhe teknologjisë që ka realizuar humbjet më të mëdha. Megjithatë, sektori bankar fitoi terren në sesionin e kaluar, pasi analistët e Morgan Stanley rishikuan në rritje sektorin.
Ndërkohë, Banka Botërore paralajmëroi për një recesion global gjatë vitit 2023 dhe shtoi se rritja e interesave nga bankat qëndrore mund të mos jetë e mjaftueshme për të ulur inflacionin.
Edhe bursat në rajonin e Azi-Paqësorit ranë ndjeshëm në sesionin e fundit të javës, pavarësisht se prodhimi industrial dhe shitjet me pakicë në Kinë për gushtin rezultuan mbi parashikimet e tregut.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.