Turizmi, çmime më të lira se vendet e tjera – Shqipëria e lirë për shumicën e turistëve që vijnë për herë të parë
Rriten temperaturt dhe bashkë me to shtohet edhe numri i turistëve që vizitojnë kryeqytetin dhe jo vetëm.
Vizitorët që vijnë për herë të parë në Shqipëri shprehen se çmimet ju duken më të lira krahasuar me vendet e tjera ku ata kanë qenë.
Por edhe pse shumica e turistëve mendojnë se vendi ynë është i lirë në krahasim me vendet e tjera, nuk mungojnë as ata që vlerësojnë se çmimet shqiptare janë shumë të shtrenjta.
Agjencitë turistike po përpiqen të mos e kthejnë vendin në destinancion me çmime të kripura, duke mos përfituar nga rritja e shifrave të vizitorëve.
Çmimet e paketave turistike në internet ruajnë të njëjtat çmime me vitet e kaluara.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.