WhatsApp bëhet me pagesë në Indi – 400 milionë përdorues duhet të blejnë shërbimet
Që nga momenti kur Facebook bleu WatsApp për një shumë rreth 19 miliardë dollarë, analistët shpesh kanë pyetur veten se cili ishte modeli i biznesit në mendjen e Mark Zuckerberg. Muajt e fundit janë zbardhur disa përgjigje, sepse aplikacioni i mesazheve të çastit i cili ka mbi 2 miliardë përdorues globalë ka filluar të zbatojë funksione që i japin një rol që është gjithnjë e më afër botës së pagesave dixhitale.
E fundit, sipas rendit kronologjik, është vetëm tani, me lançimin në Indi të një funksioni pagese brenda aplikacionit që lejon afërsisht 400 milionë përdorues indianë të blejnë produkte dhe shërbime në ‘WhatsApp Business’ – kanali kushtuar kompanive dhe të paguajnë drejtpërdrejt në chat, me kartë krediti, WhatsApp Pay ose sistemin indian të pagesave elektronike Upi. Një lëvizje që nxjerr në pah përpjekjen e Metës për të gjeneruar më shumë të ardhura nga shërbimi i mesazheve në atë që – së bashku me Brazilin – është tregu i saj më i madh.
Me këtë veçori të re, bizneset nuk do të tarifohen për pagesat brenda aplikacionit, por Meta do të përfitojë nga një rritje e bizneseve që përdorin WhatsApp, të cilët paguajnë për të dërguar mesazhe te klientët e tyre.
Sipas WhatsApp kjo gjë bën më të lehtë kryerjen e një blerjeje direkt në chat, duke specifikuar se objektivi është të ndihmohen kompanitë ta bëjnë më të përshtatshëm për klientët të paguajnë drejtpërdrejt në chat, duke realizuar më shumë shitje.
Prandaj, modeli është edhe më i ngjashëm me WeChat, aplikacioni me të cilin qytetarët kinezë jo vetëm shkëmbejnë mesazhe, por paguajnë biletat e trenit, produktet e blera online, restorantet dhe çdo mall apo shërbim tjetër.
Lançimi në Indi vjen pasi grupi i Mark Zuckerberg po përpiqet të hyjë me forcë në tregun e tregtisë elektronike, me platformat e tij të mediave sociale, në mënyrë që të diferencojë të ardhurat, të cilat janë shumë të lidhura me reklamat. Pa harruar se aktivizimi i pagesave për tregtarët do të lejojë WhatsApp të mbledhë më shumë të dhëna. Një detaj që do të lejojë aplikacionin Meta të funksionojë më mirë në profilin e përdoruesve.
Njoftimi i WhatsApp vjen disa javë pasi India miratoi ligjin për mbrojtjen e të dhënave. Legjislacion i cili përjashton rregullat për ndarjen e të dhënave nga kompanitë dhe është cilësuar miqësor ndaj biznesit në krahasim me draftet e mëparshme.
Dorina Kurtaj / plane arkiveSCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.