2000 lodra për fëmijë hiqen nga tregu – ISHMT: Të rrezikshme, nuk përmbushin standardet e Bashkimit Europian!

21 artikuj të ndryshëm duke përfshirë 2000 lodra për fëmijë janë janë bllokuar nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, pasi nuk përmbushnin standartet minimale të Bashkimi Evriopian. Konkretisht lodrat kanë qenë të llojeve të ndryshme që fëmijët mund të përdorin për të luajtur në ujë si komerdare, topa plastikë, pistoleta uji, makina plastike etj.
Sipas ISHMT artikujt e ndaluar paraqesin risk potencial kimik për shkak të përmbajtjes së lartë të ftalateve, risk fizik duke shkaktuar mbytje, prerje, apo, dëmtim të fëmijëve.
Produktet ishin në shkelje të ligjit “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkte joushqimore” pasi nuk përmbanin markimin CE. Ky element është një aplikim i rëndësishëm në atë që Bashkimi Evropian krijon një treg të vetëm dhe nxit zhvillimin ekonomik për shtetet anëtare.
Markimi CE është pranuar si një pasaportë që lejon produktet të lëvizin lirshëm në tregjet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e cila konsiderohet si një simbol i sigurisë për shumë konsumatorë. Ky markim duhet të jetë i vendosur në mënyrë të paheqshme dhe me përmasa jo më të vogla se 5 mm.
Për produktet të cilat nuk e përmbajnë këtë element autoritetet e mbikëqyrjes bëjnë thirrjhe që prindërit të tregtohen të kujdesshëm përpara se të blejnë një produkt të tillë për fëmijët e tyre.
Marinela Lina / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.