Jemi më të varfrit në Europë/ Eurostat: Shqipëria, me të ardhura për frymë 4 herë më të ulëta se Bashkimi Europian
Të ardhurat e disponueshme të ekuivalentuara janë një prej treguesve më të pranueshëm dhe efikas në nivel ndërkombëtar sa i përket matjes së nivelit të mirëqenies dhe të pabarazisë. “Eurostat” së fundmi ka publikuar të dhënat e përditësuara të këtij treguesi mes vendeve të Europës, mes të cilave gjendet edhe Shqipëria, e cila renditet në vend të fundit në kontinent. “Scan Intel” i ka analizuar dhe përpunuar këto të dhëna. Por, çfarë janë të ardhurat e disponueshme të ekuivalentuara për frymë? Ky indikator llogarit të ardhurat totale të një familje, ku përveç pagës përfshihen edhe të ardhurat nga biznesi, investimet, remitancat, etj, zbriten taksat dhe çdo detyrim tjetër, dhe më pas pjesëtohen me numrin e anëtarëve të familjes, për të nxjerrë të ardhurat për frymë (me secilin anëtar që ka një peshë të ponderuar në varësi të moshës). Pra, shuma përfaqëson vlerën e mbetur për të kursyer dhe për të konsumuar, në vit për një individ….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.