Neptun Kosova kampione e “Balfin Volley International” – Pjesëmarrës në finale ishin katër skuadra për një titull
Është zhvilluar të enjten kampionati ndërkombëtar i volejbollit “Balfin Volley International” me pjesëmarrjen e 4 skuadrave të rëndësishme të grupeve të ndryshme të kompanisë. Në një përballje prej 5 orësh lojë, Neptun Albania, Neptun Macedonia, Neptun Kosova dhe ACREM kanë sfiduar njëra-tjetrën në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik në Tiranë.
Nën moderimin e Erjon Xharos, startuan sfidat për 4 ekipet prej të cilave u klasifikuan vetëm dy për ndeshjen përfundimtare.
Fati i buzëqëshi në dy setet e para skuadrës së Neptun Kosovës, por ky rezultat nuk e demoralizoi skuadrën e Neptun Shqipërisë, që arritën të fitonin dy sete të mëtejshme duke kthyer kështu barazimin në garë. Ndërsa në setin final Neptun Kosova u tregua më e saktë duke fituar ndeshjen dhe u shpallur fituese e “Balfin Volley International”.
Çmimet u ndanë nga CEO i grupit Balfin, Edlira Muka dhe zëvendës Presidenti Julian Mane.
Ky aktivitet angazhon rreth 250 punonjës të Grupit dhe prej disa vitesh BALFIN organizon ndeshjen finale në një nga ambientet sportive më të mira në Shqipëri. Kampionati ka një rëndësi të madhe për Grupin BALFIN, pasi përveç shoqërimit dhe forcimit të shpirtit të ekipit mes punonjësve, si dhe promovimit të një stili jetese aktive, ai përfaqëson më së miri partneritetin, një nga vlerat themelore të Grupit.
Marinela Lina / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.