BSH, pro vendosjes së kufirit të parave Cash – Sejko: Formalizohet ekonomia, ulet rreziku i pastrimit të parave
Guvernatori Gent Sejko është pyetur në Kuvend lidhur me një prej vendimeve më të diskutuara të paketës fiskale 2023 e cila vendos kufij për gjendjen cash që mund të mbajnë bizneset në arkë.
Gent Sejko tha se është një masë që do ndikojë në formalizimin e ekonomisë, uljen e informalitetit, si dhe rrezikun për pastrimin e parave.
Nga fillimi i vitit të ardhshëm, bizneset do të detyrohen të mbajnë sasi të përcaktuara cashi dhe të depozitojnë në banka xhirot.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.