Programet ekonomike për zgjedhjet lokale – Toska: Kandidatët të studiojnë gjenden e bashkisë, propozime realiste
Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet vendore, kandidatët për të udhëhequr bashkitë në 4 vitet e ardhshme duhet të paraqesin programe të mirëfillta ekonomike për zhvillimin e qyteteve, ekonominë dhe punësimin.
Në një intervistë për SCAN, ekspertja e qeverisjes vendore, Merita Toska, shprehet se këto programe kanë munguar në proceset zgjedhore të mëparshme dhe premtimet kanë qenë jo realiste.
Sa i takon strategjisë për decentralizimin dhe qeverisjen vendore 2023-2030, Toksa shprehet se është vazhdim i strategjisë së mëparshme dhe synon të përmbushë ato defiçenca nga zbatimi që është bërë deri më tani.
Qeverisja vendore fitoi autonomi financiare dhe mori kompetenca dhe funksione të gjera në vitin 2016 me reformën administrativo-teritoriale dhe strategjinë e decentralizimit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.