Çfarë ndikimi ka rritja e pagave tek investitorët e huaj? – Kompanitë mund ta konsiderojnë Shqipërinë si vend me krahun e shtrenjtë të punës
Ndonëse biznesi nuk përfiton nga rritja e shpeshtë e nivelit të pagës minimale në një afat kohor të shkurtër, një tjetër rrezik që mund të egizstojë është dhe perceptimi i investimeve apo kompanive të huaja se Shqipëria është një vend që operon me paga të larta.
Për kontabilistin Armand Mala rritja e pagave në sy të investitorëve të huaj do të përkthehet në një stepje të investimeve në vendin tonë. “Duhet bërë një kujdes në këtë pikë sepse rritja e shpeshtë e pagës minimale, mund të fillojë ta perceptojë Shqipërinë në sytë e inverstitorëve të huaj si një vend jo tashmë me paga të ulëta.”
Por si do të ndikojë në planet e investimeve të tyre?
“Dhe duke i bërë këto kompani të investojnë diku tjetër kuniveli i pagave është diku më i ulët se pagat tona. Në rast se këto paga përkthehen në mirqënie apo në rritje të konsumit në ekonomi, është ndikim pozitiv”, tha ai.
Investimet e huaja direkte në 6-mujorin e parë të vitit që lamë pas arritën në një vlerë rekord prej 634 milionë eurosh, i regjistruar si niveli më i lartë. Italia rezultoi investitori kryesor i huaj në Shqipëri me 75 milionë euro, e ndjekur nga Holanda me 70 milionë euro.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.