Kolegji Profesional Gjerman i Lartë i Teknologjisë, sistem dual arsimi. Kaçani: 50% e mësimit është praktikë, garanci për t’u punësuar brenda e jashtë vendit
Në Panairin e Punës dhe Aftësive nuk mund të mungonte edhe një ndër risitë më interesante në tregun e arsimit, ku Kolegji Profesional Gjerman i Lartë i Teknologjisë, pjesë e Kastrati Group ka sjellë ndryshimin në mënyrën e kultivimit të profesionistëve në të ardhmen. Kolegji ka aplikuar sistemin dual i cili përmban praktikën si pjesë thelbësore për edukimin e profesionistëve në të ardhmen, duke i dhënë mundësinë të njihen me teknologjitë më të fundit në automjete, por jo vetëm.
“Ky kolegj është pajisur me laboratorët modernë dhe të gjitha praktikat bëhen në ambjentet e kolegjit si dhe të koncesionarëve të makinave të autorizuara. Pjesë e këtij kolegji kanë qenë profesionistë të ftuar nga vende si Italia, Gjermania, Zvicra dhe Austria duke dhënë kontribut në trajnimin e stafeve pedagogjike dhe vetë studentëve” tha Jorgaq Kaçani, Rektor i Kolegjit Profesional Gjerman i Lartë i Teknologjisë
Në këtë panair u prezantuan risitë në kurrikulat e ofruara nga Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë i cili më shumë se çdo format tjetër arsimi të garanton punën brenda dhe jashtë vendit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.