Qarku i Vlorës, numri më i lartë i të regjistruarëve në arsimin e mesëm privat – Saranda dominon me ndërtimet e reja
Qarku i Vlorës si një nga qarqet që fokus kryesor ka turizmin, ka në përbërje të tij të gjithë qytetet turistike në vijën bregdetare. Vlora, cilësohet si qarku me shkallën më të lartë të të regjistruarëve në arsimin e mesëm privat, kundrejt të regjistruarëve në arsimin e mesëm, shifër kjo që arrin në 19.4%.
Duke pasur qytete turistike, ku kryesisht në sezonin veror ky qark arrin bum-in e turistëve, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për moshën mbi 15 vjeç, arrin mesatarisht në 60.7%. Por referuar të dhënave, nga ana tjetër shkalla e papunësisë në këtë qark është 19.5%.
Ndërkohë për t’u ndalur në ndërtimin, në këtë qark janë dhën gjithësej 43 leje ndërtimi. Saranda dominon përsa i përket numrit më të lartë të ndërtimeve ku janë dhënë 22 të tilla, shifër kjo e vijuar me Vlorën me 8 leje ndërtimi, e më pas Himarën me 6 të tilla, Selenica 3, Finiqi 2 dhe Delvina e Konispoli me nga një leje ndërtimi përkatësisht.
Ndërkaq një tjetër karakteristikë e këtij qarku mbetet Produkti i Brendshëm Bruto ku sipas të dhënave është në vlerën e 494 mijë lekëve për frymë.
Por për t’u ndalur në autoveturat për pasagjerë, nga kjo e dhënë arrihet në konluzionin se për 1000 banorë janë 225 të tilla. Përsa i përket shpenzimeve mesatare mujore për konsum për Njësitë Ekonomike Familjare arrin vlerën e 75.481 lekëve.
Ndërkohë paga mesatare e personave të punësuar është përllogaritur 48.351 lekë.
Diamila Leka / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.