Energjia diellore dhe era ulin çmimet – Kushtet e favorshme të motit një shtysë e rëndësishme
Kushtet e favorshme të motit për burimet e rinovueshme të energjisë po rrisin aktualisht edhe përqindjet e energjisë elektrike nga burimet për energjinë e rinovueshme që do të arrijnë në 44% të përzierjes energjetike, duke zhvendosur rolin e lëndëve djegëse fosile. Gazi natyror është në vendin e tretë me 20.93%, ndërsa linjiti në vendin e fundit me 0.16% dhe importet në vendin e dytë me 26.47%.
Prodhimi i madh i energjisë së gjelbër çoi në zero çmimet të shtunën e kaluar, më 20 maj, ndërsa të dielën 21 maj, çmimi më i ulët ishte 4 euro për megavat orë. Megjithatë, çmimi mesatar i tregut me shumicë sot u rrit me 62.36% në 99.43 euro/MWh, duke rënë me më shumë se 50% në ditët e mëparshme.
Në hartën europiane të çmimeve, me përjashtim të Italisë (106.25 euro/MWh), Maltës (130.04 euro/MWh) dhe Polonisë (116.18 euro/MWh), të gjitha vendet e tjera lëvizin nën 100 euro për megavat orë.
Sipas drejtuesve të tregut, çmimet zero të energjisë elektrike janë rezultat i rritjes së bazës së instaluar të energjisë së rinovueshme dhe japin një pamje që do ta shohim gjithnjë e më shpesh në muajt në vijim në tregun e energjisë elektrike.
Kjo mbështetet nga më shumë diell dhe kushtet e jashtëzakonshme të erës, të cilat aktivizojnë këto mekanizma dhe kostoja e energjisë elektrike bie. Depërshkallëzimi i gazit natyror po dërgon gjithashtu mesazhe inkurajuese në treg, pasi çmimet në qendrën tregtare holandeze TTF ranë në nivelet 30 euro/MWh duke krijuar kushte për kosto më tërheqëse të energjisë për prodhuesit e energjisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.