Putin nënshkruan tërheqjen e Rusisë nga traktati që ndalon testet bërthamore!
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një ligj që revokon ratifikimin nga Rusia të Traktatit të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT), në një sfond të konfliktit në Ukrainë dhe një krize me Perëndimin.
Dokumenti, i cili u publikua në portalin zyrtar të informacionit ligjor, ishte miratuar nga dhoma e lartë e parlamentit rus në fund të tetorit.
Rusia thotë se qëllimi është të rivendosë barazinë me Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë nënshkruar, por nuk e kanë ratifikuar kurrë traktatin e vitit 1996, dhe se ajo nuk do të rifillojë testimin nëse nuk e bën Uashingtoni.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.