Franca veriore mbetet në gatishmëri të lartë pas shirave të dendur dhe përmbytjeve!
Pas tetorit më të nxehtë të regjistruar në histori, stuhitë e Atlantikut kanë prekur shumë pjesë të Europës.
Pas-de-Calais në Francën veriore mbetet në alarmin më të lartë të kuq për përmbytje. Që nga stuhia Ciaran një javë e gjysmë më parë, ka rënë shi për dy muaj e gjysmë.
Edhe pse pritet të ketë një pushim gjatë fundjavës, më shumë shi parashikohen të hënën.
Dyqind komunitete në të gjithë rajonin kanë mbyllur shkollat e tyre, duke u përgatitur për shiun e radhës.
Pas tetorit më të nxehtë të regjistruar në histori, stuhitë e Atlantikut kanë prekur shumë pjesë të Europës.
Një paralajmërim i ri për motin është lëshuar për rajonin e Toskanës të Italisë dhe përgjatë kufirit francez në Belgjikë, lumi Yser ka dalë nga shtrati.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.