Apple ka ngadalësuar qëllimisht iPhone-t e vjetër – Kërkohet dëmshpërblim prej 750 milionë stërlinash për konsumatorët britanikë
Aktivisti për të drejtat e konsumatorëve Xhastin Gatmen ka denoncuar Apple për faktin se ka ngadalësuar iPhone-t e vjetër në vitin 2017, dhe tashmë kompania rrezikon të paguajë një dëmshpërblim prej 750 milion stërlinash. Cdo gjë ndodh për faj të një përditësimi në sistemin e baterisë që sipas Gatmen, Apple e ka kryer pa vënë në dijeni klientët, duke fshehur kështu dhe një gabim në këtë proces.
Në janar të 2017-ës Apple vuri në dispozicion një përditësim pa dhënë informacione për menaxhmin e baterisë së iPhone. Përditësimi ngadalësonte veprimet e telefonave më të vjetër celularë për të mos u fikur pa paralajmërim.
Por sipas Gatmen, Apple nuk i dha konsumatorëve mundësinë për të zgjedhur. Dhe nuk kishte asnjë mundësi për të ç’aktivizuar këtë funksion. Për këtë arsye ai ka ndërmarrë një cështje gjyqësore ndaj Apple në Gjykatën e Apelit për konkurrencën. Nëse do të fitojë, Apple do të duhet të paguajë rreth 750 milion dollarë, që do të ndahen për 25 milion persona të cilët kanë blerë: iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, SE, 7, 7 Plus, 8, 8 Plus e iPhone X.
Aktivisti pretendon se Apple nuk e ka tregua përditësimin sepse në të vërtetë kishte vënë re se bateritë e iPhone-ve të vjetër nuk mund të përballonin kërkesat energjitike të përditësimeve të reja. Në vend që të ndërronte bateritë e këtyre aparateve, për të cilat kishte garantuar përditësimin, ngadalësoi performancën.
Apple pranoi ekzistencën e problemit një vit më vonë duke thënë se përditësimi shmangte fikjen e aparatit për faj të baterisë.
Shuma e kërkuar për dëmshpërblim i shtohet gjobës prej 10 milion euro nga Garantuesi italian dhe 310 milion dollarëve për klientët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.