Balluku takim me investitorët e agroturizmit në Klos – Detajet, cilat janë lehtësirat dhe përfitimet e strategjisë së re?
Zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku, zhvilloi një takim në Klos me Ministren e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaron si dhe Ministren e Bujqësisë Anila Denaj ku fokusi i këtij takimi ishte strategjia e agroturizmit.
“Një strategji që kërkon të bashkërendojë dhe të krijojë një sinergji mes dy sektorëve shumë të rëndëisshëm, atij të bujqësisë dhe Turizmit”.
Ministrja e Turizmit Mirela kumbaro theksoi secili fshat tashmë mund të krijoj hapësira turistike përmes bujtinave dhe agroturizmëve.
“Infrastruktura e zhvilluar ka shkurtuar rrugën për të sjellë një ekonomi të re. 4-5 vite më parë që nuk e kishit menduar, sepse në mendjet tona është me destinacione turistike, shkojmë në plazh etj. Sot secili fshat mund të krijojë bujtinën e tij. Po bëjmë një lehtësim tjetër të gjithë procedurës së cettifikimit të agroturizmit. Potenciali I zhvillimit ekonomik është shumë i madh.
“Certifikimi është një proces, i sigurt drejt kësaj ekonomie, drejt këtij punësimi. Në këtë strategji ne kemi prezantuar të gjithë kategoritë e punësimeve”.
Ndërsa zëvendës ministri i bujqësisë Enio Civici tregoi detaje rreth strategjisë së agroturizmit.
“Dua tju jap vetëm disa detaje sesi do të arrijmë deri atje. Ne tashmë muindemi të ngrejmë nivelin e certifikimit tuaj në agroturizëm. Sepse aktualisht përfitoni vetëm 6%, por në agroturizëm do përfitoni 6% tvsh, nga ushqimi, fjetja etj., 0% taksë të infrastrukturës.”
Sipas ministres së Bujqësisë për 100 agroturizme kthehet në ekonominë e asaj zone më shumë sesa 12 mln euro në vit dhe më shumë sesa 1700 punësime.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.