BE shpalos planin për krizën energjetike – Von der Leyen: Mbështetja për Ukrainën, e palëkundur
Komisioni europian shpalosi planin me një seri propozimesh për të frenuar rritjen e çmimit të energjisë që ka tronditur Europën pas pushtimit rus të Ukrainës, dhe theksoi se solidariteti i Bashkimit Europian me Kievin do të vazhdojë të jetë i palëkundur.
Çmimet e energjisë dhe inflacioni janë rritur në të gjithë Bashkimin Europian prej 27 vendesh anëtare, pasi Moska reduktoi furnizimet me gaz si reagim ndaj sanksioneve perëndimore. Situata ka nxitur përfaqësues të së djathtës ekstreme të thonë se sanksionet aktualisht po godasin më shumë Bashkimin Europian, dhe se për këtë arsye duhet të zbuten.
E pranishme në fjalimin e përvitshëm për gjendjen e unionit në parlamentin e Bashkimit Europian ishte dhe zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska. Presidentja e komisionit europian Ursula Von der Leyen u shpreh se sanksionet kanë një ndikim të vërtetë në Rusi dhe për këtë arsye do të vazhdojnë të qëndrojnë të tilla.
Von der Leyen, propozimet e së cilës për të ndihmuar familjet dhe sipërmarrjet europiane përfshijnë imponimin e kufizimit të përdorimit të energjisë elektrike në të gjithë bllokun, tha se 27 vendet anëtare po punonin për të mbrojtur familjet dhe bizneset.
Një ndër propozimet ishte dhe kufizimi i të ardhurave nga prodhuesit e energjisë elektrike me kosto të ulët dhe detyrimi pëe firmat e karburanteve fosile që të ndajnë fitimet që nxjerrin nga rritja e çmimeve të energjisë.
Von Der Leyen theksoi se është e gabuar të fitosh të ardhura të jashtëzakonshme, madje rekord, si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në kurriz të konsumatorëve. Ajo tha se në këto kohë fitimet duhet të kanalizohen tek ata që kanë më shumë nevojë.
Në momentin që Ukraina po lufton për të siguruar territorin e rimarrën nën kontroll nga forcat pushtuese ruse, falë një kundërofensive të shpejtë, von der leyen tha se nuk ishte koha që blloku të zbusë qëndrimin e tij ndaj Moskës.
Ajo shtoi se sektpri financiar i Rusisë është në krizë të thellë, pasi një mijë kompani ndërkombëtare janë larguar nga vendi. Von der Leyen tga se ushtria ruse po përdor chip-et e frigoriferëve dhe pjatalarësve për të rregulluar pajisjet e tyre ushtarake, pasi nuk kanë më gjysëmpërcjellës në dispozocion. Kjo sepse industria e Rusisë është e shkatërruar.
Ajo tha se Europa është larguar nga energjia ruse, por Moska vazhdon të manipulpjë në mënyrë aktive tregun, dhe çmimet e gazit janë rritur më shumë se 10 herë në krahasim me periudhën para pandemisë së Codiv 19.
Në fund të fjalës së saj, von der Leyen tha se Moldavia, Gjeorgjia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu pjesë e familjes europiane dhe e ardhmja e Bashkimit Europian.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.