Bursat europiane zgjerojnë humbjet – Inflacioni në Britani tregon shenja të ngadalësimit
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët kanë reaguar ndaj rritjes së inflacionit në SHBA dhe tashmë janë në pritje të takimit të Rezervës Federale javën e ardhshme. Edhe tregjet e aksioneve në SHBA ranë ndjeshëm në sesionin e kaluar, për të njëjtën arsye.
Çmimet e konsumit në SHBA u rritën me 8.3% me bazë vjetore, gjatë gushtit, dhe me 0.1% krahasuar me korrikun e këtij viti. Analistët parashikonin një rënie të inflacionit me 0.1%. Tashmë, investitorët janë në pritje të të dhënave mbi papunësinë dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto në Eurozonë.
Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rënie me 0.4%. Ndërkohë, në mëngjesin e sotëm u publikuan edhe të dhënat mbi inflacionin në Mbretërinë e Bashkuar, që treguan një rënie surprizë të çmimeve. Zyra Kombëtare e Statistikave njoftoi se inflacioni u rrit me 9.9%, gjatë gushtit, ndërsa analistët parashikonin një rritje me 10.2%.
Gjatë muajit gusht, ndërkohë, çmimet u rritën me 10.1%. Për shkak të rritjes së kostove të jetesës, kryeministrja e re britanike, Liz Truss, njoftoi një paketë fiskale emergjente, ku parashikohet edhe vendosja e një tavani për faturën e energjisë elektrike në 2500 paund në vit, për dy vitet e ardhshme.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.