Bill Gates po përgatit një termocentral bërthamor të gjeneratës së re – Planifikohet një reaktor i ftohur me natrium në vend të ujit: Gati në 2030!
Bill Gates po përgatit një termocentral bërthamor të gjeneratës së re. Në Wyoming, SHBA, planifikohet një reaktor i ftohur me natrium në vend të ujit i cili do të jetë në funksionim duke filluar nga viti 2030.
TerraPower i Bill Gates është një nga dhjetëra kompanitë që garojnë për të zhvilluar një gjeneratë të re reaktorësh më të vegjël, të quajtur reaktorë të vegjël modularë – SMR, që kanë një kapacitet më të vogël se termocentralet standarde.
Pra termocentrali i parë bërthamor i gjeneratës së ardhshme në SHBA mban firmën e Bill Gates dhe premton të revolucionarizojë industrinë e energjisë bërthamore. TerraPower, i themeluar nga miliarderi bashkëthemelues i Microsoft, po ndërton një fabrikë të re në Kemmerer, Wyoming, e para e këtij lloji për të ndihmuar në luftimin e ndryshimeve klimatike dhe për të mbështetur pavarësinë energjetike të Amerikës. Kompania këtë muaj do të paraqesë një aplikim tek rregullatorët amerikanë për reaktorin Natrium, i cili ftohet me natrium të lëngshëm në vend të ujit dhe mund të ndërtohet me gjysmën e kostos në krahasim me standardin. Pra me reaktorët me ftohje me ujë që kanë qenë guri themeltar i industrisë që nga mesi i shekullit të 20-të.
TerraPower, e cila ka mbledhur afro 1 miliard dollarë financime private, nënshkroi një marrëveshje me ‘Emirates Nuclear Energy Corporation’ në dhjetor për prodhimin e energjisë elektrike dhe hidrogjenit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që siguroi fonde nga qeveria amerikane për të siguruar deri në 2 miliardë dollarë për të përfunduar punën për të.
TerraPower është një nga dhjetëra kompanitë që garojnë për të zhvilluar një gjeneratë të re të reaktorëve më të vegjël dhe më efikasë që shihen si kritikë për të luftuar ndryshimet klimatike. Ata shpesh quhen reaktorë të vegjël modularë – SMR, dhe zakonisht kanë një kapacitet fuqie prej 300 MW ose më pak, afërsisht një e treta e impianteve tipike. Kompanitë amerikane po përpiqen të krijojnë terren kundër konkurrentëve nga Rusia dhe Kina, të cilat tashmë kanë zhvilluar dy termocentrale me reaktorë SMR. Termocentrali bërthamor mund të ndërtohet me gjysmën e kostos së termocentraleve standarde të ftohjes me ujë.
Megjithatë, industria amerikane përballet me sfida për shkak të normave më të larta të interesit, rritjes së kostove dhe mungesës së uraniumit të pasuruar që nevojitet për të ushqyer gjeneratën e re të reaktorëve.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.