Bitcoin bie me 5%, zbret poshtë $43,000 – Shkëlqejnë ethereum dhe litecoin, fitime javore prej 15% dhe 11%
Tregu i kriptomonedhave po shfaqet i qëndrueshëm, gjatë sesionit të sotëm, ndërsa të premten bitcoin humbi rreth 5% të vlerës, duke zbritur në rreth 42,600 dollarë. Sipas analizës së modeleve të çmimit dhe treguesve teknikë, shitja e bitcoin mund të vijojë në terma afatshkurtër dhe shumë shpejt mund të shohim një çmim prej 38,000 dollarë.
Bitcoin preku nivelin më të lartë në 2 vitet e fundit prej 49,000 dollarë, javën e kaluar, menjëherë pas fillimit të tregtimit të ETF-ve, por më pas zbriti drejt 46,000 dollarëve. Në anën tjetër, ethereum ka performuar mjaft mirë gjatë javës së kaluar, duke u rritur me 15%, fitimet më të mëdha javore që nga marsi i vitit 2023. Sipas analistëve, tregu i kriptomonedhave tashmë ka kaluar në një tjetër narrativë, me ethereum që grumbullon më shumë kapital se bitcoin, me shpresën se edhe kriptomonedha e dytë më e madhe në botë do të marrë një miratim të ETF-ve, nga autoritetet në SHBA.
Duke filluar nga muaji maj, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve pritet të marrë një vendim mbi aplikimet e BlackRock, Invesco, Ark and VanEck. Shumë analistë parashikonin që miratimet e shumëpritura të ETF-ve në bitcoin të ishin një ngjarje e jashtëzakonshme, por nuk rezulatoi kështu sepse vetëm pritshmëritë se kjo ditë do të vinte, bënë që bitcoin të rritej me rreth 60% në 3 muajt e fundit. Megjithatë do të duhet edhe pak kohë përpara se ETF-të të tërheqin më shumë kapitale, pasi investitorët duan kohën e tyre për t’u njohur më mirë me kriptomonedhat. Ndër asetet e tjera, litecoin, gjenerimi i vlerës të së cilës është i ngjashëm me vizionin origjinal të bitcoin, ishte ndër kriptomonedhat me performancën më të mirë, pasi realizoi fitime javore prej rreth 11%.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.