BQE: Inflacioni do të jetë më i lartë dhe më pak kalimtar sesa mendohej!
Inflacioni do të jetë më i lartë dhe më pak kalimtar sesa mendohej fillimisht dhe cikli i rritjeve të normave të interesit do të vazhdojë të përpiqet ta zbusë atë, tha të martën në Portugali anëtari i këshillit drejtues të Bankës Qendrore Europiane Mario Centeno.
Ai fajëson një sërë goditjesh të mbivendosura që kanë ndryshuar kontekstin e ekonomisë në mënyrë të konsiderueshme.
BQE-ja ka ngritur normat me 125 pikë bazë të kombinuar gjatë dy mbledhjeve të saj të fundit për të luftuar inflacionin që është afër 10%.
Ndërkohë tregjet kanë çuar në rritje të mëtejshme në secilën nga mbledhjet e BQE-së deri në pranverën e ardhshme.
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.