Sezoni turistik, Rama: 1 miliardë lekë të ardhura “Dyfishi i një viti më parë, kontribut 17.5 në PBB”
Me shifra optimiste është shprehur kryeministri Rama për bilancin e sektorit të turizmit për muajt që lam pas. Nga Durrësi në një konferencë me ministren e financave dhe të Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, Rama deklaroi se 1 miliardë lekë të ardhura janë gjeneruar vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti.
‘Realisht sezoni ishte surprizues për sa i përket sulmit të të ardhurave për ekonominë. Vetëm në 6 mujorin e parë kemi kaluar 1 miliard të ardhura nga turizmi, pothuajse dyfishin e vitit të ardhshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht kemi qenë 5 milion e 600 e ca mijë që është e barabartë me 1.3 milionë më shumë se vitin e kaluar,’ u shpreh ai.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se ky sektor ka kontribuar këtë vit me 17.5% në PBB-në e vendit dhe ka rritur punësimin.
‘Kemi kaluar nga një sektor që kishte kontribut 3 deri në 5 % të PBB-së në një sektor që kontribuon në 17.5% të PBB. Kemi pasur rritje të qarkullimit me 30% në të gjitha qytetet në këtë sektor. Kemi pasur rritje të punësimit. Bizneset dhe kapacitete turistike janë rritur, kjo tregon një ecuri shumë pozitive. Turizmi është sektor strategjik, prandaj kemi investuar në rrugë, siç ka qenë rruga e Arbrit,’ tha ai.
Puna për sezonin turistik sipas qeverisë ka filluar për sezonin turistik 2023 dhe deri në dhjetor do të jenë përmbushur një pjesë e madhe të kushteve të nevojshme në qytete të ndryshme.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.