Mbyllen 175 firma të lojërave të fatit offshore – Filipinet dëbojnë 40 mijë punëtorë kinezë!
Filipinet do të ndalojnë operimet e 175 firmave të lojërave të fatit offshore dhe do të dëbojnë rreth 40,000 punëtorë kinezë, bëri me dije Ministria e Drejtësisë së vendit, pjesë kjo e një goditjeje ndaj industrisë famëkeqe të lojërave të fatit në internet.
Sektori u shfaq në Filipine në vitin 2016 dhe u rrit në mënyrë eksponenciale, pasi operatorët kapitalizuan ligjet liberale të lojërave të vendit për të synuar klientët në Kinë, ku kumari është i ndaluar.
Në kulmin e tyre, operatorët filipinas të lojërave të fatit offshore, ose POGO-të, punësuan më shumë se 300,000 punëtorë kinezë, por pandemia dhe taksat më të larta kanë detyruar shumë të operojnë diku tjetër. POGO-të e synuara për mbyllje kishin licenca që ose skaduan ose u hoqën, për shkelje si mospagesa e tarifave të qeverisë, ndërkohë dëbimi i punëtorëve kinezë duhet të fillonte muajin e ardhshëm.
Qeveria gjeneroi 7.2 miliardë pesos (122.21 milionë dollarë) në 2020 dhe 3.9 miliardë vitin e kaluar vetëm në tarifat POGO, sipas ministrisë së financave. Ekonomistët vlerësojnë se shuma të konsiderueshme më të mëdha po shpenzohen për taksat, shpenzimet e punëtorëve dhe qiranë e zyrave.
Kazinotë në internet, si kjo platformë e operuar nga Oriental Game, u lejojnë lojtarëve të vendosin baste me para nga jashtë për lojërat e kryera në jetën reale në Filipine. Ambasada e Kinës në Manila në një deklaratë tha se Pekini mbështet dëbimin dhe goditjen e krimeve të lidhura me POGO, duke shtuar se qeveria “kundërshton fuqishëm dhe merr masa të ashpra për të luftuar lojërat e fatit”.
Konsulenca e pasurive të paluajtshme Leechiu Property Consultants vlerëson se një largim i plotë i industrisë POGO do të linte bosh 1.05 milionë metra katrorë hapësirë zyre sa 1/3 e madhësisë së Central Park të Nju Jorkut dhe 8.9 miliardë pesos (151 milionë dollarë) në qira vjetore të papaguar.
Sektori punëson 201 mijë kinezë dhe 111,000 filipinas, sipas të dhënave të Leechiu, i cili vlerëson se POGO-të i japin ekonomisë 190 miliardë pesos (3.22 miliardë dollarë) çdo vit, një ndihmë për sektorët e pronës dhe shitjes me pakicë.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.