Bursat europiane e nisin javën në rënie – Investitorët presin bankat qëndrore dhe fitimet e kompanive
Bursat europiane janë hapur në rënie të ndjeshme në sesionin e sotëm, ndërkohë që tregjet e kanë filluar tremujorin e fundit të këtij viti. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 1%, ndërsa sektori financiar kryeson humbjet, në rënie me rreth 1.9%.
Analistët shprehen se, në fokus gjatë kësaj jave do të jetë tregu i naftës dhe jo tregu i aksioneve, pasi OPEC dhe aleatët e tjerë me në krye Rusinë, mund të ulin prodhimin për të mbështetur çmimet.
Investitorët janë të shqtësuar për ambientin e vështirë ekonomik të krijuar, për shkak të presioneve për recesion të ekonomisë globale. Referuar të dhënave të tjera në Europë, inflacioni bazë në Mbretërinë e Bashkuar, që përjashton produktet e paqëndrueshme, si ushqimet dhe energjinë, u rrit me 0.6%, gjatë gushtit, krahasuar me korrikun dhe me 6.3% krahasuar me gushtin e vitit 2021.
Në fokus të tregjeve do të jenë takimet e bankave qëndrore, sidomos i Bankës Qendrore Europiane, por edhe fitimet tremujore të korporatave për tremujorin e tretë të këtij viti.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.