Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore përballë Lekut?!
Dolalri amerikan e ka nisur këtë javë në vlera të qëndrueshme në raport me rritjen e fortë që regjistroi javën e kaluar teksa blihet sot me 118.5 lekë dhe shitet me 119.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq edhe Franga zvicerane pas një rënie të lehtë gjatë fundjavës ka rikuperuar sërish mëngjesin e sotëm duke u blerë me 119.7 lekë dhe duke u shitur me 120.6 lekë në raport me të premten e shkuar.
Paundi britanik gjithashtu ka rifituar disi pikë krahasuar me javën që lamë pas pasi është blerë këtë të hënë me 131.7 lekë dhe është shitur me 134.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Monedha europiane sakaq mbetet e pa luhatur pasi vijon edhe sot sikurse javën e shkuar të blihet me 116.2 lekë dhe të shitet me 116.8 lekë duke mos pësuar lëvizje të ndejshme të kuotës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.